Skip Links

News Item

Gjyqtarët e medias forcojnë aftësitë e komunikimit në tryezën e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Presence in Albania
Fields of work:
Liria dhe zhvillimi i medias, Sundimi i ligjit

Komunikimi i hapur dhe i vazhdueshëm ndërmjet gjykatave, medias dhe publikut luan një rol të rëndësishëm në forcimin e transparencës dhe besimit të qytetarëve te sistemi e drejtësisë. 

Në vijim të mbështetjes për gjyqtarët e medias në zhvillimin e aftësive të komunikimit publik, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor organizuan në Durrës, më 2 dhe 3 korrik 2026, një tryezë që mblodhi gjyqtarë të medias nga Gjykatat e Shkallës së Parë, Gjykatat Administrative dhe Gjykatat e Apelit, së bashku me ekspertë të komunikimit dhe medias. Tryeza u fokusua në shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe qasjeve bashkëkohore për komunikimin me median dhe publikun.

Në hapje, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi dhe Kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran, theksuan rëndësinë e komunikimit institucional të qartë e të besueshëm, si edhe vlerën e bashkëpunimit të vijueshëm në mbështetje të rolit të gjyqtarëve të medias.

Përgjatë dy ditëve, pjesëmarrësit zhvilluan ushtrime praktike mbi komunikimin me median, krijimin e mesazheve të qarta dhe të kuptueshme, si dhe menaxhimin e situatave sfiduese të komunikimit. Përmes diskutimeve ndërvepruese dhe analizave të rasteve konkrete, ata forcuan aftësitë dhe shkëmbyen përvojë me kolegët.

Prezenca e OSBE-së do të vijojë të mbështesë Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe gjyqtarët e medias në përpjekjet e tyre për të zhvilluar një komunikim institucional gjithnjë e më efektiv dhe për të rritur besimin e publikut te drejtësia.


Contacts

Joana Karapataqi

National Public Affairs and Reporting Officer

OSCE Presence in Albania

Office of Head of Presence

Mak Albania Hotel, 1st Floor
Sheshi "Italia"
Tirana
Albania