Skip Links

News Item

Prezenca e OSBE-së organizon trajnim mbi hetimet tatimore për krimet financiare në Shqipëri

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Presence in Albania
Fields of work:
Policimi, Reforma dhe bashkëpunimi ushtarak, Veprimtaritë ekonomike, Mirëqeverisja, Sundimi i ligjit, Lufta kundër trafikimit të personave

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një trajnim dyditor me titull “Hetimet tatimore për krimet financiare”, më 11 dhe 12 mars 2026, në Tiranë. Veprimtaria mblodhi 20 përfaqësues nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe synoi të forcojë kapacitetet institucionale për të zbuluar, hetuar dhe analizuar krimet financiare të lidhura me evazionin fiskal dhe aktivitetet financiare të paligjshme.


Trajnimi u drejtua nga hetuesi financiar i pavarur kroat Ivan Špiranec, i cili ndau përvojë të gjerë praktike nga puna e tij me administratën tatimore kroate, veçanërisht në trajtimin e hetimeve financiare komplekse.


Programi ofroi një pasqyrë të strukturuar të metodologjive dhe të praktikave hetimore, duke kombinuar udhëzime teorike me diskutime praktike të bazuara në raste konkrete. Pjesëmarrësit shqyrtuan praktika krahasuese nga Kroacia, qasje për hetimin e krimeve komplekse tatimore dhe financiare, si dhe mekanizma për bashkëpunim efektiv ndërinstitucional, veçanërisht në rastet e mashtrimit ndërkufitar me TVSH. Trajnimi trajtoi, gjithashtu, përgatitjen e raporteve të hetimit financiar për prokurorinë dhe analizoi sfidat në zhvillim që lidhen me ekonominë digjitale, përfshirë kripto-asetet dhe sistemet e pagesave online.


Në hapje të aktivitetit, përfaqësues të lartë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe të Drejtorisë së Hetimit Tatimor theksuan rëndësinë e forcimit të kapaciteteve institucionale për të adresuar krimet financiare gjithnjë e më të sofistikuara dhe nënvizuan vlerën e ekspertizës ndërkombëtare dhe të shkëmbimit rajonal për përmirësimin e praktikave hetimore.


Trajnimi përfundoi me një diskutim të gjerë mbi përshtatjen e përvojave rajonale dhe praktikave më të mira me kontekstin institucional shqiptar. Pjesëmarrësit reflektuan mbi mësimet kryesore të nxjerra dhe identifikuan masa praktike për të përmirësuar punën hetimore në vijim, si dhe fusha që kërkojnë zhvillim të mëtejshëm të kapaciteteve institucionale.


Kjo nismë ofroi një platformë për shkëmbim profesional dhe mësim praktik, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve hetimore brenda Drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe duke mbështetur përpjekjet më të gjera për parandalimin dhe hetimin e krimeve financiare në Shqipëri.
 


Contacts

Joana Karapataqi

National Public Affairs and Reporting Officer

OSCE Presence in Albania

Office of Head of Presence

Mak Albania Hotel, 1st Floor
Sheshi "Italia"
Tirana
Albania