News Item
OSBE-ja forcon bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
- Issued on:
- Lëshuar nga:
- OSCE Presence in Albania, OSCE Mission to Skopje
- Fields of work:
- Lufta kundër terrorizmit
Radikalizimi online ishte në fokus të një tryeze të rrumbullakët ndërkufitare për parandalimin dhe luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çon në terrorizëm (P/CVERLT), që u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, në Pogradec, më 16 prill 2026.
Takimi mblodhi përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore, agjencitë ligjzbatuese, shoqëria civile dhe aktorë të komunitetit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të shkëmbyer përvoja dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar.
Koordinatorët kombëtarë kundër ekstremizmit të dhunshëm, Lejdi Dervishi (Shqipëri) dhe Pavle Trajanov (Maqedonia e Veriut), ndanë përparësitë kombëtare dhe këndvështrimet mbi mekanizmat ekzistues të bashkëpunimit, si dhe sfidat dhe mundësitë për bashkërendim më të ngushtë.
Diskutimet theksuan rëndësinë e qasjeve shuminstitucionale dhe gjithëpërfshirëse shoqërore, përmirësimin e shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimin praktik ndërkufitar, veçanërisht në adresimin e radikalizimit online dhe sfidave që lidhen me riintegrimin.
Në vijim, pjesëmarrësit identifikuan fusha konkrete me përparësi, përfshirë forcimin e bashkërendimit ndërmjet aktorëve në nivel kombëtar dhe vendor, vijimin e shkëmbimit të praktikave të mira dhe nismat e përbashkëta për të mbështetur përpjekjet për parandalim dhe qëndrueshmërinë e komuniteteve.
Kjo veprimtari ishte pjesë e përpjekjeve të OSBE-së për të promovuar komunitete më të sigurta dhe më të qëndrueshme në të gjithë rajonin.